Ja pse Eneda Tarifa ka tentuar të largohet nga Shqipëria
Pardon My French • 18:34 07/01/2021
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa ishte sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo. Shpesh jemi mësuar ta shikojmë Enedën si moderatore, por ajo nuk e ka lënë pas në asnjë moment edhe pasionin për muzikën. Këngët e saj janë kthyer gjithmonë në hite, gjithashtu ka pasur edhe bashkëpunime të suksesshme. E ftuar në Top Albania Radio, Eneda këtë herë përveç karrierës, prek paksa edhe jetën e saj private. Bëhet fjalë për largimin nga Shqipëria, që shumë artistë nuk e kanë menduar dy herë këtë fakt, për një të ardhme më të mirë. Por për Enedën, ka ndodhur ndryshe, ajo e ka menduar largimin nga Shqipëria vetëm për një arsye dhe në këtë rast është vajza e saj. Pas shumë këmbënguljeve të vllait të saj, Eneda zbulon se ka tentuar të largohej nga Shqipëria për ta lindur vajzën jashtë vendit dhe t’i dhuronte asaj në këtë mënyrë një jetesë me cilësi më të mirë. Por nuk ndodhi kështu, pas shumë kohe që ju desh të mendohej, ajo vendosi që vajza ta zgjidhte vetë vendin se ku dëshironte të ndërtonte të ardhmen.
E kam menduar, sidomos kur doja të lindja vajzën edhe isha shtatzënë. Vëllai im insistonte dhe më thoshte; po ti hajde, vizën e ke, hajde linde këtu, merr nënshtetësinë të paktën për vajzën, pastaj ja jep edhe të ëmës. Por nuk doja të sakrifikoja kaq shumë, duke menduar që do vijë një kohë që mbase edhe ajo ëndrra amerikane, nuk do të jetë kaq ëndërr sa është për neve. Mund edhe të më thotë që pse e ke bërë këtë sakrificë, kur unë nuk kam dashur të jetoj andej… dua të jetoj në Kinë, për shembull. Le ta bëjë vetë luftën në jetë dhe zgjedhjen!
 
Pse nuk zgjodhi Megi Pojani personazhe VIP për “MeKast” ?
Pardon My French 19:05 25/04/2024
Megi Pojani: “Marsela është një bush**r e ndjeshme, shumë xheloze”!
Pardon My French 19:03 25/04/2024
Megi Pojani: “Mami mendoi që intervista me eskortën ishte skandaloze”!
Pardon My French 19:01 25/04/2024
Nga debatet në BBV mes banorëve tek të pathënat e “MeKast” nga motrat Pojani – PMF 25/04/2024
Pardon My French 18:50 25/04/2024
“Debati me Julin më orgazmik se jacuzzi me Heidin”, Romeo “braktis” banoren!
Pardon My French 18:34 25/04/2024
Çfarë po “gatuajnë” Luizi dhe Ledri Vula?
Pardon My French 18:34 25/04/2024
3 vajzat shqiptare në kopertinën e ‘Time’!
Pardon My French 20:04 18/04/2024