Health & Beauty Lifestyle

Ja rastet kur temperatura e lartë gjatë shtatzënisë duhet t’ju shqetësojë!

Çdo shtatzënë e cila shoqërohet me temperaturë me siguri do të krijojë panik tek ju për shëndetin e fëmijës që prisni. E para gjë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun nëse duhet të merrni ilaçe. Hapi tjetër i rëndësishëm është të zbuloni se cili është shkaktari i temperaturës së lartë. Ndonjëherë mund të jetë simptomë e një gjendjeje të zakonshme e cila potencialisht mund të dëmtojë beben tuaj.

Nëse temperatura e trupit të nënës së ardhshme i kalon 37 gradë, kjo është një shenjë se po luftoni një infeksion. Prandaj, duhet të filloni shërimin. Një hulumtim i ri i cili është bërë në embrionet e kafshëve, tregon lidhjen midis temperaturës në shtatzëninë e hershme dhe rrezikut të shtuar nga defektet e zemrës dhe të nofullave me rastin e lindjes. Janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme në mënyrë që të konstatohet nëse vetë temperatura dhe jo infeksioni i cili e shkakton atë, rrit rrezikun e defekteve të lindura te njerëzit.

Nëse jeni në tremujorin e parë dhe keni temperaturën më të lartë se 38.8 gradë, patjetër kërkoni terapinë sa më parë. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve afatshkurtra dhe afatgjata për fëmijën tuaj në zhvillim. Temperatura gjatë shtatzënisë shpesh shkaktohet nga infeksionet e traktit urinar dhe viruset e frymëmarrjes, por shkaktarët mund të jenë edhe infeksione të tjera. Shkaqet e zakonshme të etheve gjatë shtatzënisë janë gripi, pneumonia, tonsiliti, virusi i stomakut, infeksioni i veshkave.

Cilat simptoma zakonisht shoqërojnë temperaturën e lartë gjatë shtatzënisë? Duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha simptomave shoqëruese dhe të informoni mjekun. Ato zakonisht përfshijnë frymëmarrje e shkurtër, dhimbje shpine, të dridhura, dhimbje stomaku. Nëse temperatura e ngritur zgjat për një kohë të shkurtër dhe ju mendoni se është krejtësisht e padëmshme, është mirë të telefononi mjekun tuaj dhe ta informoni për ndryshimet.

Në shumicën e rasteve, gjithçka është në rregull dhe gratë do të jenë më të sigurta pas kontaktit me mjekun dhe nuk do të mendojnë nëse temperatura e ngritur do të ketë pasoja për fëmijën. Rikujtojmë, se një studim nga University College në Londër, botuar në “British Medical Journal”, zbuloi se disa antibiotikë siç janë klaritromicina dhe eritromicina mund të shoqërohen me një rrezik të defekteve të mëdha kongjenitale te foshnja e porsalindur, veçanërisht keqformimet e zemrës, nëse merren gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.