Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë të sulmi terrorist, që i mori jetën një prej punonjësve të Top Channel, t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e medias. Përveç informacionit, moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rrezikohen.
Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre, të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija, por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.
Visualizza questo post su Instagram
Spektakli i Big Brother VIP sot ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Pa muzikë, pa publik, pa ish-banorët, Arbana e nisi me një monolog mbi atë çka tronditi opinionin publik shqiptar pas sulmit terrorist ndaj Top Channel. Roja i sigurisë mbeti i vdekur nga një plumb rikoshet.