Lifestyle

Ja sa herë duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve

Ju kujtohet hera e fundit kur e keni ndërruar furçën e dhëmbëve?! Epo nëse nuk ju kujtohet po i shkaktoni probleme shëndetit tuaj.

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ka lidhje direkte me të gjithë organizmin tuaj. Prandaj mënyra më e mirë për mbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti.

Është e rëndësishme ta ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj sepse me kalimin e kohës ajo bëhet më pak efektive në pastrimin e mirë të dhëmbëve dhe të mishrave.

Gjithashtu duhet ndërruar edhe pas një ftohje, gripi apo ndonje infeksioni të gojës sepse mikrobet mund të mbeten në furçë dhe të riaktivizojnë infeksionin.

Furça mund të humbasë rezistencë dhe të mos i pastrojë zonat e vështira per t’u arritur brenda gojës.