Gossip

Ja sa i ka kushtuar një veshje bore Nora Istrefit!

Ditën e djeshme këngëtarja Nora Istrefi zbuloi se ishte arratisur për disa ditë pushime në Zvicër me vajzën, Renee dhe nënën e saj. Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i kurseu disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram.

Nora publikoi edhe disa imazhe të saj, në të cilat si çdo herë tjetër shfaqej në formë perfekte dhe shumë seksi. Pavarësisht se veshja duket shumë e thjesht, ka kushtuar sa “qimet e kokës”.

Një faqe në Instagram ka mësuar se Nora ka shpenzuar në total 2.300 euro për veshjen e saj në këto pushime. Vetëm kostumi për ski kushton 650 euro, ndërsa xhupi i zi 1.370 euro.