Botë e Çuditshme

Ja sa i kushtoi mesazhi racist kundrejt korrierit këtij konsumatori!

Gjykata në Francë ka dënuar me gjobë një konsumator, i cili i dërgoi korrierit të një kompanie porosi për ushqim nga interneti me mesazhin “Nxito skllav”. Sipas lajmit të “France Bleu Mayenne”, Yaya Guirassy me origjinë nga Guineja, i cili në vitin 2021 punonte si korrier për shpërndarjen e ushqimeve në një kompani në qytetin Laval, u përball me mesazhin “Nxito skllav” të dërguar nga konsumatori tek i cili do të dërgohej porosia.

Pas mesazhit, Guirassy hoqi dorë nga dërgesa e porosisë dhe bëri një ankesë me arsyen për “fyerje në bazë të origjinës”. Konsumatori i gjykuar me arsyen “fyerje raciste”, nuk u paraqit në gjykatë në seancën e mbajtur më 23 maj. Gjykata dënoi konsumatorin me një gjobë në shumën 1.000 euro.

Sjellim në vëmendje se Lorena Gonzales, gazetarja e televizionit spanjoll ‘TVE’ së fundmi është pushuar nga puna pas fyerjes racore që i ka bërë mesfushorit të Realit të Madridit, Eduardo Camavinga. Gjatë prezantimit të mesfushorit francez si lojtar i Realit, Kamavinga ishte veshur me kostum të zi. Ndërsa mikrofonat në studio ishin të hapur, gazetarja dëgjohet të komentojë me kolegët: “Qenka më i zi se rrobat”-duke iu referuar futbollistit të njohur.