Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Bora dhe Donaldi kanë qenë të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Bora mori vëmendjen e të gjithëve me ‘look-un’ e saj, ku kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë rozë, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me flokët e kapura. Tashmë në rrjete sociale është gjetur nga fansat se sa ka kushtuar ky fustan dhe shifra është 325 dollarë.

View this post on Instagram
Gjatë dasmës Donaldi është filmuar duke mbajtur në krahë një bebe të një çifti të ftuar në dasmë dhe Bora, e cila i shikon me shumë dashuri. Duket se tashmë Bora dhe Donaldi janë gati të kenë një bebe në jetën e tyre.