Celebrities Showbiz

Ja sa ka kushtuar fustani që veshi Sharon Stone në premierën e “No Time To Die”…

Aktorja e njohur amerikane me famë botërore, Sharon Stone, ishte pjesë e premierës së filmit “No Time To Die”, ku personazhi kryesor është Daniel Craig, i njohur në rolin e tij si James Bond. Premiera u mbajt në “Royal Albert Hall” në qytetin e Londrës, këtë të martë. Sharon Stone dukej magjepsëse e veshur me një fustan argjendi që shkëlqente i gjithi nga xixat, i cili ka kushtuar  1,862 £. Si aksesor kishte vendosur një çantë të vogël që e kishte përshtatur më së miri me fustanin e saj, vathë dhe unaza të mëdha argjendi. Look-un e saj e plotësoi me sandale me gurë që e tregonin mjaft elegante.

Aktores 63-vjeçare, iu bashkua Princi i Monakos, Albert II dhe së bashku pozuan në tapetin e kuq. Ajo dukej mahnitëse me veshjen e saj teksa pozonte përkrah Princit Albert, i cili po ecte në tapetin e kuq i pa shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Princeshë Charlene. Princi Sovran i Monakos kishte vendosur të vishte këmishë dhe xhaketë në ngjyrë të bardhë, papion të zi, pantallona në ngjyrë të zezë dhe këpucë të zeza.

Kjo ishte paraqitja e tyre e dytë së bashku në më pak se një javë, ku ata ishin pjesë e “Met Gala 2021” në Monte Carlo, në 23 Shtator. Stone ishte e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë lejla, të fryrë dhe si aksesor kishte vendosur një çantë të vogël në po të njëjtën ngjyrë, vathë dhe unazë argjendi. Gjithashtu kishte veshur një palë sandale në ngjyrë të zezë. Edhe këtë herë, Princeshë Charlene nuk ishte pjesë e eventit pasi u infektua me një infeksion sinusi.

 

Eventi i bamirësisë u organizua nga “Fondacioni Princesha Grace” për të mbështetur talentet në zhvillim në teatër, vallëzim dhe film. Për shumën prej 2,500 dollarësh, të ftuarve iu dha një mundësi ekskluzive për të marrë pjesë në event dhe për të ndjekur filmin më të fundit të James Bond në sallën e “Monte Carlo Casino”. Atë mbrëmje, gjithashtu u nderua aktori i ndjerë Sir Roger Moore, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 89-vjeçare i cili luajti me Daniel Craig shtatë herë, më shumë se çdo aktor tjetër.

Një ndër të ftuarit kryesor ishte regjisori i “No Time To Die” Cary Joji Fukunaga, i cili mori pjesë vetëm 24 orë pas premierës botërore të filmit në “Royal Albert Hall” të Londrës. Cary, i cili ka fituar lavdërime për trajtimin e tij progresiv të ekskluzivitetit Bond, zgjodhi të vishte këmishë dhe xhaketë në ngjyrë të bardhë, pantallona dhe këpucë në ngjyrë të zezë.

Rikujtojmë se, dalja përfundimtare e Daniel Craig si 007, ka ardhur shumë kohë pasi publikimi i filmit u vonua disa herë për shkak të pandemisë. Filmi ishte planifikuar për t’u lançuar që në muajin prill të vitit 2020, por u shty pasi nisi vala e parë e COVID-19.