Celebrities Fashion Showbiz

Ja sa kushtonin diamantet e Rihannës në “Met Gala”…

Këngëtarja e njohur Rihanna, si gjithmonë ka ditur sesi të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj të veçantë në eventin e “Met Gala”-s mbrëmjen e djeshme. Ajo përshkoi tapetin e kuq, e veshur me një fustan të zi. Fustani i saj i fryrë Balenciaga ishte i gjatë deri në dysheme dhe me një jakë të ekzagjeruar, e gjitha në material najloni. Në kokë kishte vendosur një kapuç të thjeshtë në ngjyrë të zezë, që i rrinte kaq bukur me fustanin.

Milarderja bukuroshe e kompletoi pamjen e saj me aksesorë të cilët binin shumë në sy. Ajo mbante në qafë një varëse të trashë me diamant dhe poshtë kapuçit kishte vendosur një bizhuteri me gurë të çmuar. Gjithashtu kishte vendosur edhe vathë diamanti Bvlgari. Rihanna pozoi në tapetin e kuq të “Met Gala” së bashku me të dashurin e saj  Asap Rocky, i cili ishte kombinuar me veshjen e saj. Ai kishte veshur një kostum elegant të zi dhe atlete në ngjyrë të zezë.

Rikujtojmë se, këngëtarja përflitet gjithmonë për veshjet e saj të shtrenjta. Ashtu si në rastin e fundit ku Rihanna u fotografua në qendër të Los Angeles, e cila dukej mjaft tërheqëse si kurrë më parë, ku u pikas e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë të markës Bottega Veneta, me një këmishë dhe pantallona të shkurtra Daisy Duke.

Palltoja e Rihanna-s ishte pjesa kryesore e veshjes, e cila ishte një kombinim kamoshi me ngjyrë të verdhë dhe që ka një çmim prej 10 mijë dollarësh. Veshja e saj arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për këtë kombinim kaq të guximshëm, siç vetëm Rihanna di të bëjë, por edhe për shkak të çmimit të veshjes së saj.