Celebrities Gossip Ndryshe

Ja sa lekë do Edi Oga për të qenë protagonist në një film erotik! A do e shihnit?

Edi Oga, gazetari dhe skenaristi shumë i talentuar, ishte i ftuar sot në “Ndryshe”. Ndër të tjera ai foli për situatën politike në Shqipëri, të krijuar pas Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit.

Gazetari u shpreh se sistemi duhet ndërruar çdo katër vite, ndërsa çdo tetë vite është e padiskutueshme. Ai tregoi se kjo nuk ka të bëjë aspak me Partinë Demokratike, apo me besimin që gazetari ka te Kryetari i opozitës, por thjesht në ruajtjen e idesë së pseudodemokracisë.

Ky mandat i tretë, është thikë me dy presa për Shqipërinë.

Edi u shpreh edhe për politikanët më të mirë sipas tij. Ai tregon se politikanët janë të parealizuar në profesion, dhe ai vetë nuk ka respekt për politikanët e arrirë profesionalist. Madje, Edi zbulon se i është bërë më parë oferta për të qenë deputet, por e ka refuzuar ‘dhunshëm’.

Në mbyllje të intervistës, me nota mjaft humoristike, Edi përgjigjet edhe rreth shumës që do e bënte të pranonte ofertën për të qenë pjesë e një filmi erotik.

Do të pranoja, për 10 milionë lekë.