Auto & Moto

Ja sa pritet të shitet Chevrolet Corvette e vitit 1969!

Chevrolet Corvette i vitit 1969 është një makinë historike për një sërë arsyesh. Ajo thuhet se është një nga dy Corvette-t e tilla të prodhuara ndonjëherë në fabrikë. Sipas mediave të huaja, 1969 ishte një vit i veçantë për Corvette, por shumë njerëz nuk dinë për këtë makinë.

Bëhet fjalë për një makinë, motori i së cilës prej 560 kf (417 kW) furnizohet përmes një transmetimi automatik M40 dhe më pas drejt e në rrotat e pasme. Pavarësisht se është në gjendjen e saj gati origjinale, shtëpia e ankandeve ka sugjeruar se ajo mund të arrijë çmimin e shitjes deri në 3 milionë dollarë.

Pas disa vitesh pritjeje, më në fund Chevrolet prezantoi një vit më parë makinën e re sportive Corvette Z06, që do të jetë makina më fantastike amerikane e dekadave të fundit. Me një motor me 690 kuaj fuqi dhe me aftësinë për të arritur nga 0-100 km/h për vetëm 2,6 sekonda, kjo makinë duket e përshtatshme për gara.