Celebrities Showbiz

Ja se çfarë bën Kylie Jenner për partnerin e saj Travis Scott!

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë më afër se kurrë pas tragjedisë së “Astroworld” në Houston, Teksas më 5 nëntor. Sipërmarrësja 24-vjeçare dhe reperi 30-vjeçar thuhet se janë të pandashëm dhe mbështesin njëri-tjetrin pas tragjedisë që ndodhi në koncertin e tij në Houston ku humbën jetën 10 persona.

Për më tepër, pasi dyshja do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë së bashku brenda disa muajsh, një burim për “E!News” shtoi se të dy janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të foshnjës. Ai shprehet se:

Ata kanë qenë padyshim të pandashëm dhe mbështesin njëri-tjetrin. Travis ka qenë në krah të Kylie dhe ka qenë pranë saj gjatë gjithë shtatzënisë dhe janë shumë të emocionuar për ardhjen në jetë të foshnjës. Ndërsa vajza e tyre 3-vjeçare Stormi, mezi pret të bëhet motër e madhe. Stormi është vërtet e emocionuar që do të jetë motra e madhe dhe flet për fëmijën gjatë gjithë ditës. Ajo është plotësisht e vetëdijshme dhe është shumë e emocionuar.

Ndërsa pritja vazhdon për ardhjen e vogëlushit të çiftit, ylli në pritje ka kaluar kohë cilësore me njerëzit e dashur. Një burim për mediat e huaja është shprehur si më poshtë.

Ajo është duke u shoqëruar me familjen e saj dhe disa miq të ngushtë dhe vetëm po qetësohet derisa të vijë fëmija. Asaj i pëlqen të jetë në shtëpi dhe ka bërë gati dhomën e bebit.

Kylie dhe Stormi ishin të pranishme për të parë reperin Travis Scott duke performuar përpara 50 mijë njerëzve në festivalin “Astroworld” më 5 nëntor. Pas kësaj, 10 persona humbën jetën, ku viktima më e re ishte vetëm nëntë vjeç. Në vazhdën e tragjedisë, Kylie postoi një deklaratë në emër të çiftit ku shkruante se ata ishin të shkatërruar nga kjo ngjarje dhe sqaroi se asnjëri nuk ishte në dijeni për ndonjë vdekje të shkaktuar derisa lajmi doli pas shfaqjes. Për më tepër, ajo pohoi se Scott do të kishte ndaluar së performuari po të kishte dijeni për situatën.

Rikujtojmë se, oferta e Travis Scott për të paguar shpenzimet e funeralit për një nga 10 viktimat e tragjedisë në festivalin “Astroworld” Ezra Blount vetëm nëntë vjeç, refuzohet nga familja e tij, të cilët thonë se artisti mbart një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi.