Lifestyle

Ja se çfarë duhet të dimë për Ligjin e Tërheqjes para se të fillojmë ta praktikojmë në jetën tonë!

Ka shumë mënyra në të cilat njerëzit këshillohen ta sjellin Ligjin e Tërheqjes në jetën e tyre përmes mendimeve, fjalëve dhe veprave. Në thelb, Ligji i Tërheqjes bazohet në besim se nëse ti e do realisht diçka, ajo do të ndodhë. Para se të filloni ta praktikoni në jetën tuaj, ka disa gjëra që duhet të dini.

1. Ligji i Tërheqjes nuk është një garanci

Është mirë të kesh një dëshirë të fortë për shumë para, por vetëm dëshira për para nuk do t’i sjellë ato. Ju duhet të mendoni dhe të veproni sikur të jeni tashmë ai person i pasur. A do të thotë kjo që ju duhet të shpenzoni të gjitha paratë tuaja? Jo! Do të thotë që duhet të futeni në mendimin se keni mjaftueshëm për nevojat tuaja dhe të bëni gjërat e duhura për ta bërë atë të vërtetë.

2. Përdor imagjinatën tënde

Mendja e njeriut është e mahnitshme. Ne kemi një pjesë të mendjes sonë të quajtur “imagjinatë” që ju e keni përdorur shumë mirë si fëmijë për të krijuar çfarëdo që dëshironi. Përdoreni atë tani për të ndihmuar në krijimin e të ardhmes që dëshironi. Në mendjen tuaj, imagjinoni të jetoni jetën që dëshironi. Nëse keni vështirësi për ta krijuar atë, një hipnoterapist ndoshta do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të krijoni imazhin tuaj dhe të futeni në të. Zbukuroni imazhin me aq detaje sa të dëshironi, bëjeni vërtet tuajin.

3. Ndryshoni besimet që ju pengojnë

Shumica e njerëzve kanë disa ide ose një sërë besimesh që i pengojnë ata të arrijnë jetën që dëshirojnë. Këto besime janë shpesh rezultat i gjërave që dikush mund të ketë thënë vazhdimisht ose diçka që ata e kanë parë. Këto marrin formën e thënieve “nuk mundem”, ose “unë nuk mund të mësoj kiminë shumë mirë”, ose ”unë nuk jam mjaftueshëm i mirë”. Këto ide ose besime janë të rreme dhe si një palë pranga që ju heqin lirinë.

Ligji i Tërheqjes bazohet në parimin se nëse e beson diçka vërtet, ajo do të të ndodhë apo do të vijë në jetën tënde. Kjo i jep një kuptim më racional asaj që ne mendojmë, se nëse do që diçka të bëhet realitet, duhet ta besosh atë. vTë gjithë kanë dëgjuar për Ligjin e Tërheqjes dhe të gjithë duan ta ndiejnë këtë lloj fuqie dhe kontrolli. Megjithatë, për disa të tjerë nuk funksionon gjithmonë. Ekzistojnë disa arsye që ky ligj nuk po funksionon tek ju. Zbulojini ato në këtë link.