Celebrities Showbiz

Ja se çfarë ka bërë Jennifer Lawrence pasi mori një pauzë 3-vjeçare nga aktrimi…

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence, bëri shaka duke thënë se kishte bërë shumë seks gjatë pauzës së saj 3-vjeçare nga aktrimi. Aktorja 31-vjeçare, e cila është e martuar me Cooke Maroney dhe momentalisht është shtatzënë, u shfaq në emisionin “The Late Show With Stephen Colbert” këtë të hënë për të promovuar filmin e saj të ri “Don’t Look Up”, ku ajo ishte jashtëzakonisht e sinqertë dhe bëri shaka për jetën e saj seksuale.

Aktorja u shfaq me barkun e saj të rrumbullakosur e veshur me një fustan në ngjyrë të zezë me pika të bardha dhe si aksesor kishte zgjedhur të vendoste vathë dhe gjerdan me perla. Pasi prezantuesi i emisionit Stephen, e pyeti se çfarë ka bërë për tre vitet e fundit, Jennifer u përgjigj me shaka duke thënë se:

Kam bërë shumë seks.

Ndërsa Stephen u përgjigj:

Mirë për ty, mirë për ty.

Jennifer korrigjoi me shpejtësi dhe tha se:

Po bëj shaka. Kam gatuar pak. Ndodhi pandemia dhe më pas gatuaja dhe bëja punët e shtëpisë.

Stephen e pyeti nëse ajo mori një pushim të përhershëm nga aktrimi se cili do të ishte plani i saj rezervë, për të cilin ajo u përgjigj:

Unë mendoj se do të isha një shtëpiake shumë e mirë. Vërtet po. Unë bëj një rrëmujë, por jam shumë e mirë në pastrimin e shtëpisë.

Aktorja fituese e çmimit Oscar ishte në shfaqjen e CBS duke promovuar komedinë e saj të re fantastiko-shkencore “Don’t Look Up”, në të cilën luajnë gjithashtu aktorët Leondardo DiCaprio, Jonah Hill, Mark Rylance, Meryl Streep, Cate Blanchett, Timothee Chalamet dhe Ariana Grande. Jennifer tha se ata filmuan duke respektuar rregullat e COVID-19 dhe tregon se:

Nuk mund të shkoja te dentisti për shkak të Covid-it. Efektet speciale të krijuara nga kompjuteri u përdorën për të vendosur një dhëmb në gojën time.

Rikujtojmë se, Jennifer Lawrence u mahnit nga Ariana Grande sepse sipas saj këngëtarja është shumë ndryshe. Ajo u shpreh për “Entertainment Tonight” se:

Dua të them se, Meryl Streep është aktorja më e mirë që kam parë ndonjëherë dhe kur e shikon personalisht, kjo vetëm e konfirmon këtë. Mendoj se u godita më shumë nga Ariana Grande sepse bota jonë nuk përplaset me muzikantët dhe ajo që ajo bën është shumë e ndryshme.