Celebrities Music Showbiz

Ja se çfarë mendoi Idina Menzel kur John Travolta ngatërroi emrin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”…

Aktorja, këngëtarja dhe kompozitorja Idina Menzel, pati një reagim mjaft befasues kur John Travolta ngatërroi emrin e saj gjatë prezantimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Në vitin 2014, John prezantoi artisten para shfaqjes së saj të “Let It Go” të Frozen dhe rastësisht e quajti atë Adele Dazeem. Idina thotë se kishte vetëm tetë sekonda për të mbledhur veten pasi dëgjoi John-in të bënte gabimin.

Unë kisha tetë sekonda kohë të mblidhja veten para se të dilja të performoja, pasi ai më ngatërroi emrin. Më erdhi shumë keq për veten time sepse ai ishte momenti im. 

Menzel shtoi se ishte shumë nervoze para fillmit të shfaqjes dhe ishte duke medituar për momentin, kështu që përkohësisht e harroi atë që i ndodhi.

Dhe pas tetë sekondash grupi fillon, unë thoja me vete: “Mos u shqetëso se ai të ngatërroi emrin, thjesht vazhdo këndo”.

Idina vazhdoi të jepte një shfaqje spektakolare, e njohur për zërin e saj të fuqishëm mezzo-soprano, ajo tashmë e sheh momentin e performancës së saj, si gjëja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë.  Këngëtarja shprehet duke qeshur se:

John më ka shkruar një email, ku më kërkon falje për ngatërresën e bërë gjatë prezantimit tim në “Oscar”. Ai është kaq i sjellshëm. Unë gjithmonë i them vetes mos u shqetëso sepse ishte gjëja më e mirë që të ka ndodhur ndonjëherë.

Duke arritur sukses në skenë dhe ekran, ajo është një nga interpretueset më të suksesshme të “Broadway” të brezit të saj. Performanca e e shkëlqyer, i dha asaj një nominim për çmimin “Tony” për Aktoren më të mirë në një shfaqje muzikore.