Celebrities Gossip Showbiz

Ja se çfarë pëlqen më shumë Sarah Berisha tek partneri i saj i zemrës, Dj PM!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi me anë të një bisede ‘online’ e zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj, Sarah është pyetur se çfarë i pëlqen më shumë te partneri i saj i zemrës DJ Pm dhe bukuroshja nuk ka ngurruar ti përgjigjet kësaj pyetjeje. Sara është shprehur se ato çfarë pëlqen te ai janë shumë por më e rëndësishme është se kujdeset për të dhe i jep këshilla.

 

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’ që do të nisë së shpejti në Top Channel, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm.

E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.