Celebrities Music Showbiz

Ja se cili është videoklipi më i mirë i të gjitha kohërave sipas revistës prestigjoze “Rolling Stones”…

Revista muzikore më e njohur në botë, “Rolling Stones” ka renditur në një listë 100 videoklipet më të mira të publikuara ndonjëherë.  Në vend të pare kryeson pikërisht “Formation” nga Beyoncé, duke lënë pas klipe si “Billie Jean” e Michael Jackson apo “Kiss” të Prince. Revista shkruan:

Nëse albumi vizual e bëri Beyoncé-n një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave, videoklipi i “Formation” dhe albumi pasues “Lemonade” e bënë atë një nga më të rëndësishmet.

Për krijimin e videokipit “Formation”, Beyoncé bashkëpunoi me regjisoren Melina Matsouka, e cila u frymëzua nga Maya Angelou, Octavia Butler dhe Toni Morrison. “Rolling Stones” shton:

Në më pak se pesë minuta, Beyoncé lëviz nga një shtëpi e stilit të platancioneve ku njerëzit me ngjyrë janë zotërit dhe jo skllevërit, në një makinë policie që po fundoset. Veçanërisht, ajo e publikoi videon në javën e parë të Muajit të Historisë së Njerëzve me Ngjyrë në vitin 2016.

Sipas regjisores, ajo donte që videoklipi të tregonte ndikimin historik të skllavërisë në dashurinë e njerëzve me ngjyrë dhe se si ka ndikuar te familja e tyre. Në atë kohë Matsoukas  është shprehur se:

Doja të tregoja se këta jemi ne. Ne triumfojmë, vuajmë, mbytemi, na rrahin, vallëzojmë, hamë dhe jemi ende këtu.

Beyoncé paraqitet në “Top 100” e videoklipeve më të mira të të gjitha kohërave edhe me dy projekte të tjera. Me “Single Ladies” që renditet në vendin e 12-të dhe “Telephone”, në bashkëpunim me Lady Gaga-n, në vendin e 66-të.

Rikujtojmë se, së fundmi çifti i famshëm Beyoncé dhe Jay-Z janë përballur me një moment të vështirë, pasi vila w tyre në Nju Orlins u përfshi nga zjarri.