Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja se kush do të drejtojë edicionin e 47-të të “Saturday Night Live”…

Aktorë, komedianë dhe artistë do të mblidhen së bashku për të interpretuar skena të shkurtra qesharake, për tema aktuale në “Saturday Night Live”. Skenat komike të shfaqjes, të cilat shpesh parodizojnë kulturën dhe politikën bashkëkohore, janë realizuar nga një kast i madh dhe i ndryshëm.

Kim Kardashian është gati të tregojë edhe një herë aftësitë e saj në aktrim. Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” do të drejtojë episodin e saj të “Saturday Night Live”, komedia e NBC e njoftuar ditën e mërkurë, në datën 22 Shtator. Themeluesja e “SKIMS” do të presë episodin e saj në datën 9 Tetor, së bashku me këngëtaren Halsey. Prezantues dhe interpretues të tjerë të sapo shpallur për sezonin e 47-të të shfaqjes “Saturday Night Live” do të jenë aktori amerikan Owen Wilson dhe këngëtarja Kacey Musgraves për premierën e 2 Tetorit, aktori Rami Malek dhe reperi amerikan Young Thugs më 16 Tetor dhe fituesi i serialit “Ted Lasso Emmy”, Jason Sudeikis dhe këngëtarja Brandi Carlile më 23 Tetor.

Kjo do të jetë hera e parë e Kim, Malek dhe Wilson në prezantim dhe do të jetë pritja e parë e Sudeikis që kur ai u largua nga SNL si anëtar i kastit.  Njoftimi u postua nga nga SNL në rrjetin social Twitter.

Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë në NBC, “Peacock” do të transmetojë katër episodet e para të sezonit të 47-të të SNL duke filluar me premierën në 2 Tetor, e cila nis në orën 23:30 të mbrëmjes. Krijuesi i shfaqjes, producenti Lorne Michaels, u pyet në eventin “Emmy Awards” se cilët anëtarë të kastit të SNL do të ktheheshin për sezonin e 47-të. Ai u shpreh se:

Nuk do t’ju zbuloj asgjë, sepse çdo gjë do të jetë surprizë. Mendoj se njerëzit do të jenë të kënaqur me atë që kemi realizuar.

Finalja e sezonit të 46-të, në dukje tregoi se aktoret Cecily Strong, Aidy Bryant, Kate McKinnon dhe aktorët Kenan Thompson, Pete Davidson mund të largohen nga shfaqja e radhës.