Celebrities Gossip Showbiz

Ja se kush ishte personi që i tregoi adresën e festës Kanye West…

Pavarësisht dramave familjare, Kanye West refuzoi të humbiste ditën e veçantë të vajzës së tij. Të shtunën pasdite, ai ndau një video në rrjetet sociale në të cilën shprehu zhgënjimin e tij për festimin e ditëlindjes së katërt të Chicago West. Kanye West dukej se ishte në humor të mirë pasi u largua nga festa e ditëlindjes së vajzës së tij.

Së fundmi, “TMZ” postoi një video në të cilën reperi 44-vjeçar shihej duke buzëqeshur teksa po largohej nga festa, ndërsa zbuloi se mund të mos ia kishte dalë pa ndihmën e Travis Scott. Në video dëgjohej Kanye teksa shprehej:

Jam shumë i lumtur tani, sapo erdha nga festa e Chi. Më duhet vetëm ta falënderoi Travis Scott që më dërgoi adresën dhe orën dhe u sigurua që do të isha në gjendje ta kaloja atë kujtim të ditëlindjes me vajzën time dhe të jem atje me pjesën tjetër të familjes.

Kanye përmendi se kishte parë disa pjesëtarë të familjes Kardashian-Jenner, por nuk e përmendi Kim në mënyrë specifike.

I pashë të gjithë, Kris, Chloe dhe Kylie… Kylie më la të hyja menjëherë kur arrita në vend, sepse sigurimi më ndaloi edhe një herë kur arrita atje. Jam shumë i lumtur që mund të jem aty për fëmijët e mi dhe dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre në këtë situate. E di që nuk pajtohemi dhe njerëzit kanë mendime të ndryshme për shumë gjëra të ndryshme që bëj unë, por me këtë, ky është fokusi im kryesor. Jeta ime përqendrohet rreth fëmijëve të mi dhe kam kaluar shumë mirë sot.

Kjo vjen pas raportimeve se gjërat ishin të tensionuara mes Kanye dhe Kim. Edhe pse thuhet se nuk kishte asnjë ‘skenë të krijuar’ mes çiftit të divorcuar, një burim i tha “The Sun” të dielën se ata mbanin distancë gjatë gjithë festës. Paraqitja e Kanye në festë vjen pasi ai pretendoi në rrjetet sociale se nuk “lejohej të dinte” se ku po zhvillohej festa, megjithëse më vonë u pretendua se supozohej se do të kishte dy festa për Chicago.