Sport

Ja se në cilat stadiume do të zhvillohen finalet e Ligës së Kampionëve!

Stambolli rifiton të drejtën për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve që e humbi për edicionin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e kësaj të premteje vendosi që në kryeqytetin e Turqisë të zhvillohet finalja e vitit 2023, ndërsa Mynihut i shtyhet organizimi i finales në vitin 2025.

Pas zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve 2021 nga Stambolli në Porto, u vendos finalja e edicionit 2023 të luhet në “Stadiumin Olimpik Ataturk”, në Stamboll.

https://twitter.com/UEFA/status/1416082246809817091?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1416082246809817091%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fcaktohen-stadiumet-se-ku-te-zhvillohen-finalet-e-liges-se-kampioneve-per-kater-vitet-e-ardhshme%2F

Në vendimin e UEFA-s shkruhet se:

Inaugurimi i sezonit të klubeve evropiane, i cili përfshin shortet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave, do të bëhet në Stamboll në fund të gushtit për sezonet 2021-22 dhe 2022-23. Si pasojë, finalja e Ligës së Kampionëve, në Mynih, do të luhet në qytetin gjerman në vitin 2025. Wembley do të ruajë të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024.

Finalet e tri kompeticioneve të tjera janë caktuar në dy qytete që nuk ishin në gjendje të prisnin Kampionatin Evropian 2020 për shkak të COVID-19. Dublini do të presë finalen e Ligës së Evropës në vitin 2024, ndërsa Bilbao do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve të femrave në vitin 2024 dhe atë të Ligës së Evropës në vitin 2025.