Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja se pse u përlot aktorja Jennifer Aniston në emisionin e mikeshës së saj më të mirë…

Aktorja e njohur Jennifer Aniston u përlot teksa ishte e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”. Aniston është duke dëshmuar se është ende një shoqe shumë e mirë. Të hënën 52-vjeçarja, ishte e ftuar në emisionin e  fundit të mikeshës së saj Ellen DeGeneres, si debutimi i sezonit të fundit të komedisë. Ellen tha se Aniston ka qenë pjesë e shfaqjes që nga dita e parë ndërsa prezantoi mikeshën e saj.

Sapo Jennifer del në skenë ajo emocionohet dhe fillon të qajë, ndërsa Ellen e përqafon për një kohë shumë të gjatë. Jennifer është veshur me një jumpsuit ngjyrë lejla dhe taka të zeza. Në dorë mban një byzylyk të madh argjendi. Flokët e saj janë të stiluara në mënyrë perfekte, gjë që pa dyshim ndihmon në fillimin e kompanisë së saj të kujdesit për flokët “LolaVie”. Aktorja tha se:

Çfarë dreqin po ndodh? Kjo nuk supozohet të jetë emocionale.

Ellen falenderoi Jeniffer që kishte ardhur në studio, pasi ajo nuk del shpesh dhe se është shumë e kujdesshme prej situatës së COVID-19. Ylli i “Finding Dory” do të përfundojë shfaqjen e saj në muajt e ardhshëm dhe studio e mbushur me të ftuar për sezonin e 19-të do të ketë një audiencë plotësisht të vaksinuar, i cili drejtohet nga ish-ylli i Friends.

Në episodin e parë do të shohim producentin e famshëm Jimmy Kimmel të bëjë paraqitjen e tij të 20-të në shfaqje. Ndërsa e ftuara tjetër në javën e parë do të jetë modelja Kim Kardashian e cila do të japë intervistën e saj të parë që kur mbaroi “Keeping Up With the Kardashians”. Dhe kjo nuk është e gjitha pasi aktoret e Hollywood-it Melissa McCarthy, Julianne Moore, këngëtarja Melissa Etheridge dhe Sean ‘Diddy’ Combs gjithashtu do të jenë në listën e të ftuarve të mbushur me yje për sezonin e fundit të Ellen.

Sezoni 19-të i “The Ellen DeGeneres Show” fillon të hënën më 13 Shtator. Gjatë gjithë sezonit të fundit, prezantuesja 63-vjeçare do të rikujtojë edhe njëherë disa nga mysafirët e saj më të paharrueshëm, do të shfaqë sërish historitë më interesante ndër vite dhe do të kujtojë surprizat më të bukura të shfaqjes. Ellen njoftoi në maj, se emisioni i saj i fundit do të jetë në vitin 2022. Në një video të regjistruar paraprakisht nga shfaqja e saj, e ndarë në llogarinë e saj në Twitter, ajo i tha ndjekësve të saj virtual se:

Unë po njoftoj se sezoni i ardhshëm, sezoni i 19-të, do të jetë sezoni im i fundit. Pra, ju duhet të dini se këto vite kanë ndryshuar jetën time.

Ellen gjithashtu tha se ajo do të jetë përgjithmonë mirënjohëse për të gjithë ju që e ndoqët emisionin, që qeshët dhe vallëzuat me ne. Gjiashtu, shtoi se:

Kjo shfaqje ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime dhe unë i’u detyrohem të gjithëve ju. Pra, faleminderit. Unë jam menduar shumë për të marrë këtë vendim. Dy vjet më parë, nënshkrova një marrëveshje për tre vite dhe gjithmonë e dija në zemrën time se sezoni 19 do të ishte i fundit për mua. Ju mund të pyesni veten se përse kam vendosur ta mbyll këtu dhe e vërteta është se unë gjithmonë i besoj instinkteve të mia. Unë me të vërtetë jam ndjerë se sezoni i ardhshëm ishte koha e duhur për t’i dhënë fund këtij kapitulli të mahnitshëm. Ju premtoj se do të kemi një sezon të fundit fantastik. Do të jetë një sezon ku me të vërtetë do të them, faleminderit. Çdo ditë do të jetë një festë.