Celebrities Gossip Showbiz

Ja se si e kalojë mëngjesin e kësaj të shtune Sara Hoxha!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Edhe pse tashmë është shumë e angazhuar me pjesëmarrjen në spektaktin “Dancing with the Stars”, Sara gjithashtu i përkushton edhe kohën e nevojshme vajzës së saj, Poem Blu dhe nuk nguron të postoj foto dhe video me të. Bukuroshja na ka treguar me anë të një Instastory, se si ka qenë mëngjesi i tyrë këtë ditë të shtune dhe mund të themi se ishte shumë i ëmbël. Sara ka postuar një foto të saj të shtrirë në tokë dhe sipër saj ndodheshin 2 të vegjëlit, Poemi dhe djali i vogël i të afërmes së saj. Në postim Sara shkruan:

E shtunë sot? A dalim?

Këtë sezon Sara është një nga konkurentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. E duket se ‘provat’ nuk i bën vetëm në palestrën e ‘DWTS’ por edhe në përditshmërinë e saj, por jo me partnerin e saj skenik Luixhinon. Me anë të një video të postuar nga vjehrra e saj Xheraldina Vula, bukuroshja shfaqet në kuzhinën e kësaj të fundit duke kërcyer me mikeshën e saj më të mirë, këngëtaren e njohur Dhurata Dora.