Celebrities Gossip Showbiz

Ja se si i ka uruar shqiptarët Donald Veshaj me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Ditën e sotme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Një ndër ta ka qenë edhe Donaldi, i cili ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë me anë të një fotoje të Ismail Qemalit, ku dhe ka shkruar disa fjalë:

Burra të tillë nuk vijnë më. Historia e ka treguar dhe po na e tregon çdo ditë. Gëzuar festat Shqipëri!

Së fundmi Donaldi është angazhuar në një fushë tjetër përveç aktrimit, moderimit apo muzikës. Kohëve të fundit është angazhuar në arkitekturë, gjë të cilën Bora e zbuloi si  sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”. Mesa duket Donaldi ka arritur që të realizojë një nga ëndrrat e tij në karrierë e për këtë Bora nuk ka ngurruar që ti japë mbështetjen e saj edhe publikisht dhe të tregojë se është shumë krenare për të.