Celebrities Showbiz

Ja se si ishte veshur Kehlan në Javën e Modës në Londër…

Mbrëmjen e së enjtes, u zhvillua eventi i hapjes së Javës së Modës në qytetin e Londrës në Windmill Club. Kehlani u sigurua që të gjithë sytë të ishin drejt saj kur ajo doli e veshur me ngjyrë neon të gjelbërt. Këngëtarja 26 vjeçare, u dallua për veshjen e saj dhe linjat mjaft tërheqëse. Ajo kishte veshur një golf ngjyrë të gjelbërt, të shndritshëm, pantallona të gjata në po të njëjtin material dhe çizme me takë të lartë në ngjyrë bezhë. Ajo kishte kapur flokët bisht dhe nga ku i dukeshin vathët e saj prej ari. Këngëtarja mbante një palë syze në ngjyrë të gjelbërt për ti përshtatur me veshjen e saj.

Dalja e Kehlani vjen vetëm disa ditë më vonë, pasi këngëtarja njoftoi publikimin për albumit të saj të ri “Blue Water Road”. Ajo gjithashtu zbuloi se do të lançonte këngën e saj të parë nga albumi, të quajtur “Alter”. Në muajin prill të këtij viti, ylli doli zyrtarisht dhe u shpreh mbi orientimin e saj seksual. Ajo postoi një video në TikTok ku tha se ka preferenca seksuale për femrat. Kehlani u shpreh se:

Dëshironi të dini se çfarë ka të re për mua? Më në fund e di që jam lezbike, të cilën shumë nga ju e konsideruat si shaka. Epo, është krejtësisht e vërtetë. 

Artistja tregoi se familja e saj është në dijeni dhe nuk i befason ky fakt. Ajo vazhdoi:

Unë mendoj se thjesht doja që të gjithë të dinin atë që dija vetëm unë. Ka mjaft artistë që nuk janë në gjendje të bënin hapat që unë isha në gjendje të bëja, duke qenë 100 për qind vetëm për shkak të mënyrës se si paragjykohemi nga njerëzit homofobë në Amerikë dhe kudo në botë. Unë kam qenë me fat.

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur u bë nënë për herë të parë në Mars të vitit 2019. Ajo u shpreh se vajza e saj 2-vjeçare Adeya, ka ardhur në jetë nga një lindje natyrale në shtëpinë e saj pa asnjë medikament apo qetësues.