Celebrities Gossip Showbiz

Ja se si reagon Kim Kardashian kur Ellen DeGeneres i thotë se zinxhiri i artë i Psalmit është i rremë!

Edhe pse vetëm 2 vjeç, Psalm West, djali i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian West, tashmë po grumbullon një koleksion të mrekullueshëm bizhuterish. Ellen habitet kur Kim i thotë se zinxhiri i tij prej ari, është i vërtetë. Ne nuk do të prisnim asgjë më pak nga fëmija i Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ndërsa shumica e fëmijëve luajnë me veshjet ose kutitë e bizhuterive të prindërve të tyre, 2-vjeçari Psalm, tashmë ka një koleksion të tijin. Gjatë një interviste në “The Ellen Show”, prezantuesja Ellen DeGeneres supozoi se zinxhiri i arit i Psalmit ishte i rremë. Kim dhe Ellen po diskutonin për karakteret krejtësisht të ndryshme të katër fëmijëve të Kim, kur Ellen pyet atë për zinxhirin që mban në qafë djali i saj. Ajo pyet se si mund ta mbajë Psalm atë zinxhir gjigand, të rremë. Kim ngulmon se varësja nuk është e tillë, ndërkohë që Ellen vazhdon të mos e besojë duke u shprehur:

O zot i madh. Si mund ta mbajë gjithë atë? Duket si zinxhir gangsterësh apo diçka e tillë. Nuk është fallco?!

Gjatë bisedës së tyre, Kim foli dhe për vajzën e saj 8-vjeçare North West dhe shpjegon se ajo vendos tatuazhe të rreme në fytyrë dhe dëgjon Black Sabbath. Kur Ellen e pyeti se si mësoi ajo për grupin, Kim u përgjigj se:

Unë nuk kam asnjë ide. Mendoj se në TikTok.

Rikujtojmë se, look-u i Kim Kardashian në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej në rrjet. Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West.