Fashion

Ja se si të vishni me stil ngjyrën kafe…

Spektri i ngjyrave dhe nuancave që përbëjnë botën tonë, në të vërtetë kanë një efekt të fuqishëm në gjendjen tonë shpirtërore. Ngjyra e gjelbërt thuhet se nxit të menduarit krijues, e verdha dhe portokallia janë të lidhura me energjinë, ngrohtësinë dhe lumturinë, ndërsa ngjyra e kuqe frymëzon pasionin. Ngjyra blu është e lidhur me forcën dhe besueshmërinë dhe e zeza është nuanca e autoritetit.

Megjithatë, është e drejtë të thuhet se ngjyrës kafe i mungon kuptimi pozitiv ashtu si nuancat e tjera. Pasi arriti kulmin në vitet 1970, një dekadë më parë ra në mënyrë të menjëhershme. Por siç ndryshon moda, me epokën që solli grupi muzikor “Bee Gees” duket se ngjyra kafe po rikthehet sërish në modë e cila gjendet edhe sot në koleksionet aktuale të markave të njohura si: “Fendi”, “Tom Ford”, “Gucci” dhe “Lemaire”. Por nëse jeni lloji i personit që vishni vetëm ngjyrën e zezë, blu ose gri apo edhe ngjyra të ndezura, mund të jetë e vështirë të dish se nga t’ja fillosh me ngjyrën kafen.

Por duke marrë sugjerimin e meshkujve që dinë të përfitojnë sa më shumë nga një pallto me ngjyrë karamel dhe pantallona ngjyrë kafe, mund të jetë pikërisht ajo që ka pritur garderoba juaj.

1.Provoni materialin stof

Kur mendoni për stofin, shoqërimi i tij me aktivitetet ditore e bën pëlhurën e ashpër të përshtatshme për nuancat e tokës. Megjithatë, ajo që ka bërë këtu stilisti Hussein Chalayan, është që i ka dhënë një ripunim tërësisht modern, prerja asimetrike e xhaketës dhe pantallonat e gjera i japin një pamje më të përshtatshme për peizazhin urban.

2.Ndiqni një strategji neutrale

Ky djalosh që shihni në foto, e di se kur bëhet fjalë për zotërimin e toneve kafe, tonet neutrale janë aleati juaj më i fortë. Ai ka veshur një bluzë të bardhë përpara se t’i shtojë veshjes së tij pantallona të gjera dhe një pulovër ngjyrë kremi. Rezultati i kësaj veshjeje përshtatet më së miri me pallton e tij në nuancë kakao-je. Një veshje plot stil dhe me ngjyra në harmoni me njëra-tjetrën.

3.Përputhja e ngjyrave me një nuancë kontrasti

Duket se ky djalë e ka marrë frymëzimin nga ngjyrat e një vjeshte në Angli, duke përzier një sërë nuancash nga ngjyra kafe e hapur deri tek ngjyra kafe e mbyllur. Gjithashtu ka zgjedhur të përdorë ngjyrat vishnjë, gri, e verdhë mustardë në bluzën e tij që duket mjaft mirë e kombinuar me pjesën tjetër të veshjes.

4.Kombinoni nuancat me materialet

Çdo ndjekës i rregullt i modës do ta dijë se stili i mesit të këtij shekulli është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe është më prezent se kurrë këtë sezon. Dy personat në këtë fotografi kanë rikthyer vitet ‘70. Duke përzier nuancat e ngjyrës kafe me materialet e kundërta, nga lëkura e lëmuar, te veshjet e thurura e deri tek bluzat e pambukut, si përfundim del një veshje interesante por në kundërshtim me njëra-tjetrën. Mos harroni aksesorët si: unaza, varëse, orë dhe syze që do t’i japin një tjetër pamje veshjes suaj.

5. Kurohuni deri në detaje

Kur bëhet fjalë për një stil vërtet të veçantë, mos harroni të kuroheni deri në detaje. Në pamje të parë veshja duket e thjeshtë, por çdo gjë është në vendin e vet. Vini re kombinimin e ngjyrave të përdorura, bluza në ngjyrë kafe të erret, pantallonat në ngjyrë bezhë dhe xhaketa në ngjyrë kafe të hapur me detajin e zinxhirit i cili hapet dhe mbyllet nga të dyja anët. Mos harroni rripin në ngjyrë të zezë për ta ‘thyer’ ngjyrën kafe dhe gjithashtu një çantë në ngjyrë të zezë.

6.Nëse keni dyshime, vishuni me të zeza

E zeza është padyshim ngjyra e sigurt që nuk zhgënjen asnjëherë. Është nuanca më e gjithanshme dhe nuk do ta vrisni shumë mendjen se çfarë do të vishni sot. Por ngjyra vishnjë është ajo që lejon ngjyrat e tjera të jenë në qendër të vëmendjes. Djemtë në këtë fotografi kanë kombinuar këto dy ngjyra, të zezën dhe vishnjën, të veshur me golf dhe pantallona të zeza dhe xhaketë lekure vishnjë. Gjithashtu mund të vishni ‘hoodie’ dhe pantallona në po të njëjtën ngjyrë, në këtë rast padyshim që do të ishtë ngjyra vishnjë perfekte për këtë periudhë.

7. Merrni një qasje bashkëkohore

Në ditët me shi, çfarë do të ishte tjetër më e përshtatshme sesa një pardesy materiali mushama. Do të dukeni të veshur bukur por edhe do të mbroheni nga shiu. Me një ngjyrë vjeshte, kafe të çelët si ngjyra më ‘IN’ e momentit do të bini patjetër në sy.