Celebrities Live From Tirana Music

Ja si do ta gjejë viti i ri Gigliola Haverikun!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku. Ajo nuk ka folur vetëm për dhuratat e Krishtlindjeve por edhe për planet dhe surprizat e reja në muzikë të cilat sigurisht që na presin edhe neve.

A je tip festiv?

Nuk jam tip festash. Unë punoj gjatë festave. Nuk ndiej frymën e pushimit por të punës. Jam në punë deri në 12 pastaj mund të dal.

Më tepër këngëtarja tregoi edhe në lidhje me rutinën e saj të mëngjesit dhe se si vazhdon dita e saj më tej. Pas shumë lajmeve të cilat kanë qarkulluar në rrjet në lidhje edhe me marrëdhënien e saj dhe a është ndarë Gigliola apo a ka në krahë ndonjë person tjetër të veçantë, ajo zgjodhi të përgjigjej duke thënë se:

Një trekëndësh shumë i bukur. Ça të them. Tek e shkuara jemi ndalur shumë. Po kam bërë shumë postime me këtë shokun por në janar do flas më shumë dhe do të jetë diçka e prekshme. Po punoj për klipin tim që e kam shumë përzemër dhe mezi pres që të dalë.

Të pëlqen të bësh dhurata?

Jam shumë tip dhuratash por nuk shpenzoj shumë kohë duke menduar. Jam pak bazike tek kjo pjesë, për shembull një panettone ose shampanjë. Por kam marrë shumë dashuri.

Si ka qenë për ty ky vit?

Kam qenë viti më i çmendur me shumë e shumë ndryshime. Për një gjë jam e lumtur se pas 30 vitesh kam gjetur Gigliolën e vogël brenda vetes.