Celebrities Gossip Showbiz

Ja si dukej Armina Mevlani kur prezantonte “Dancing With the Stars 4”!

Më datë 25 shtator, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Armina shpesh herë poston foto të saj si nga fëmijëria edhe nga projektet e shumta që ka marrë pjesë ndër vite. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku blogerja ka dashur të rikujtoj kohën kur ka qenë prezantuese e spektaklit më të populluar të kërcimit “Dancing With the Stars 4” në vitin 2014.

Bukuroshja gjithashtu është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ku është përgjigjur kurioziteteve të ndryshme që ata mund të kenë. E në disa përgjigje Armina na rrëfeu pak më shumë nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj duke na treguar dhe disa foto që nuk i kishim parë.