Celebrities Film & Tv Music

Ja si e bën të ditur Billie Eilish nominimin e saj për “Grammy”!

Këngëtarja bukuroshe, e cila vetëm disa ditë më parë mbushi 20 vjeç, Billie Eilish së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory. E gjitha kishte të bënte me nominimin e saj për Grammy.

Në postim shikohet një foto e Disney e cila ka të shkruar:

Nominimi për Grammy! Filmi më i mirë muzikor!

Bëhet fjalë për filmin “Happier Than Ever: A Love Lettter to Los Angeles”. Nuk e dimë nëse ajo do të arrijë që të fitojë çmimin për këtë kategori por që na mbetet vetëm të presim.

Theksojmë gjithashtu se duke e ditur që nuk kishte si të ishte ndryshe, Billie Eilish muk është nominuar vetëm në një, as në dy por në plot shtatë kategori për ceremoninë e madhe të ndrajes së çmimeve ‘Grammy’. Suksesi i saj është thjeshtë i padiskutueshëm për faktin se bukuroshja 19-vjeçare ka arritur që gjatë gjithë këtij viti të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e përfshirë në vijimin plot arritje të karrierës së saj.

Krijuesja e hitit më të suksesshëm ‘Bad Guy’ bëri debutin para pak muajsh me albumin e saj më të ri i cili quhej ‘Happier Than Ever’, por përpos albumit ajo publikoi edhe filmin e saj të parë muzikor nga i cili arriti që në këtë ceremoni edhe të nominohej në një kategori.

Single i vitit
‘Happier Than Ever’

Kënga e Vitit
‘Happier Than Ever’

Albumi i Vitit
‘Happier Than Ever’

Albumi më i mirë vokal pop
‘Happier Than Ever’

Video më e mirë muzikore solo
‘Happier Than Ever’

Video më e mirë muzikore 
‘Happier Than Ever’

Filmi më i mirë muzikor
‘Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles’