Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja si është gjendja e moderatorit të njohur që rezultoi pozitiv me COVID-19!

James Corden është personazhi më i fundit i famshëm që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Prezantuesi 43-vjeçar i “The Late Late Show with James Corden” njoftoi se ka  rezultuar pozitiv me COVID-19 në një postim në rrjetin e tij social Instagram, duke vënë në dukje edhe se ai ishte plotësisht i vaksinuar dhe përforcuar përpara se të kishte rezultatet pozitive.

Sapo dola pozitiv për COVID-19. Unë jam plotësisht i vaksinuar dhe për shkak të kësaj, kam fatin të them se ndihem plotësisht mirë.

Megjithëse ai aktualisht nuk po përjeton asnjë simptomë, Corden konfirmoi se emisioni i tij në CBS nuk do të transmetohet për ditët e ardhshme. Ai bëri thirrje:

Qëndroni të gjithë të sigurt!

Testi pozitiv i Corden vjen në mes të rasteve në rritje të koronavirusit që përfshiu vendin, kryesisht për shkak të variantit shumë ngjitës të Omicron.

Los Angeles, ku Corden filmon “The Late Late Show”, është goditur veçanërisht rëndë javët e fundit, duke raportuar 26,754 raste të reja të virusit. Yje të tjerë që kanë rezultuar pozitivë së fundmi përfshijnë Hugh Jackman, Whoopi Goldberg, Debra Messing, LL Cool J dhe Jessie J.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi moderatori i njohur James Corden është në rrugën e duhur për t’u bërë personaliteti televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare prej afro 17 milionë euro me shefat e televizionit amerikan.

Marrëveshja e prezantuesit me rrjetin televiziv ‘CBS’ përfundon vitin e ardhshëm, pas gjashtë vitesh që ishte prezantuesi  i mirënjohur i ‘The Late Late Show’. Megjithatë, sipas raporteve në ‘The Sun’, burimet e industrisë janë të etur për të mbajtur Corden akoma në ekip si imazhin e emisionit.