Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ja si kanë ndryshuar ndjekësit e personazheve VIP këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

8. Antonela Berisha renditet në fund të listës për këtë javë. Suksesi i këngës së saj të re me Sabianin ka bërë që ajo të fitojë 2 mijë ndjekës në Instagram.

7. Zhaklin Lekatari është opinonistja e dytë e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila këtë javë ka fituar 3 mijë ndjekës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pardon My French”, ajo ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh.

6. Elhaida Dani është një nga konkurrentët finalistë të “Dancing With The Stars”. Së fundmi ajo ka bërë publike dhe lidhjen e saj me partnerin në skenë, balerinin Ledian Agallijaj. Këngëtarja ka fituar 3 mijë ndjekës.

5. Yll Limani renditet në vendin e pestë të kësaj jave. Artisti së fundmi ka publikuar projektin e tij në bashkëpunim me Loredanën. Ai ka arritur të fitojë 4 mijë ndjekës në Instagram.

4. Kiara Tito na ka suprizuar me futjen e saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania” duke fituar akoma më shumë zemrat e ndjekësve të saj. Ajo ka grumbulluar 4 mijë ndjekës.

3. Albina Kelmendi është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision për këtë vit. Me një performncë së bashku me familjen e saj, artistja arriti të dilte fituese. Ajo arriti të fitonte 4 mijë ndjekës në Instagram.

2. Einxhel Shkira ka marrë vëmendjen e botës online me publikimin e të voglit të saj gjatë kësaj jave. Ajo arriti të fitonte rreth 6 mijë ndjekës këtë javë.

1. Olta Gixhari ka qenë banorja e parë e futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke u bërë kështu pjesë e pandashme e televizionit shqiptar. Aktorja ka fituar 7 mijë ndjekë në Instagram.