Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Ja si kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve në Instagram të banorëve të “Big Brother VIP”!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it.

Teksa fokusi më i mash këto kohët e fundit ka qenë “Big Brother VIP”, nuk kishin si të mungonin dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

10. Në vend të fundit për këtë javë është Kejvina Kthella. Ajo u skualifikua nga loja për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime-in’ e kaluar drejt Luizit. Modelja ka humbur 6 mijë ndjekës.

9. Tea është po ashtu me humbje këtë javë. Mesa duket debatet e forta me Luizin brenda shtëpisë kanë bërë që ajo të humbasë 1 mijë ndjekës.

8. Amos Muji Zaharia ka humbur ndërkohë 100 ndjekës.

7. Olta Gixhari është një nga lojtaret më të komentuara brenda shtëpisë. Aktorja ka fituar 1 mijë ndjekës.

6. Dea Mishel, e cila po përflitet për një romancë të mundshme me Amos, ka fituar 2 mijë ndjekës në Instagram këtë javë.

5. Efi ka fituar 4 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 167 mijë.

4. Mikela Pupa ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon My French” për të folur mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë, por edhe për të dhënë mendimin e saj mbi banorët e tjerë. Ajo ka fituar po 4 mijë ndjekës.

3. Kristi Aliaj nga 13.9 K ka kaluar në 19.6 K, duke fituar kështu 5700 ndjekës brenda javës.

2. Kiara Tito po ‘thyen akullin’ së fundmi me Luiz Ejllin, duke kaluar më shumë kohë me të dhe duke qëndruar gjithnjë e më të bashkuar. Ajo ka fituar 41 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë është Luiz Ejlli, një nga lojtarët më të fortë që ka shprehur që në fillim pëlqimin që ka për Kiarën. Ai ka fituar plot 45 mijë ndjekës këtë javë.