Tech

Ja si mund të rregullohet ekrani i prishur i telefonit tuaj për 20 minuta!

Shkencëtarët nga Koreja e Jugut besojnë se ata kanë dalë me një mënyrë të mirë për të riparuar xhamat e thyer të telefonit. Ata paraqitën zgjidhjen e tyre inovative që përfshin lubrifikimin e xhamit të pajisjes me vaj liri. Projekti kërkimor, i botuar në revistën “Composite Part B: Engineering”, u drejtua nga Dr. Jong-Chae Jung, kreu i Qendrës për “Materiale të Përparuara të Përbërë në Institutin Koreane të Shkencës dhe Teknologjisë”.

Projekti i tyre përfshinte vajin e farës së lirit, dhe ekipi shkencor tha se ata mund të riparonin të çarat kur të shfaqeshin përmes këtij vaji. Ekipi pretendon se procedura e tyre revolucionare e re mund të riparojë 95% të të gjitha çarjeve dhe se mund të bëhet brenda 20 minutash.

Zakonisht mund të duhen orë, por shkencëtarët kanë qenë në gjendje të përshpejtojnë të gjithë procesin duke përdorur temperatura më të larta dhe dritë UV.