Celebrities Showbiz

Ja si ndikoi pandemia në jetën e Ed Sheeran!

Llogaritë e pafundme të pronave të Ed Sheeran tejkalojnë vlerën e 38 milion £. Sidoqoftë, këngëtari, 30-vjeçar është goditur nga pandemia njësoj si gjithë të tjerët. Në restorantin dhe lokalin e tij në Notting Hill ai ka pësuar një humbje prej gati 1.6 milion dollarë.

Mbyllja e lokalit dhe e restorantit të këngëtarit gjatë periudhës së pandemisë bëri që llogaritë e tij të binin gati 1.6 milion dollarë humbje.

Në një intervistë për The Sun, ai ka treguar se:

Kisha një fillim të vështirë pasi u hap dy muaj më parë nga pandemia, nëse jeni duke kërkuar të bëni një investim të vogël në industrinë ushqimore, duhet të filloni me një investim të madh. Është një nga këto gjëra ku, nëse nuk jeni Jamie Oliver ose Gordon Ramsay dhe nuk ke shumë restorante, është shumë e vështirë.

Këngëtari u emërua si drejtor i ‘Maverick Properties Limited’, i cili thuhet se menaxhon 26 milionë dollarë nga investimet e tij. Në dokumentet e parë të parë nga The Sun, Ed u emërua gjithashtu si drejtor i Fat Punt Limited dhe That Dive Bar Portobello Limited. Prodhuesi i hiteve, i cili u bë baba i vajzës Lyra vitin e kaluar, nuk ka qenë më parë drejtor i asnjë prej kompanive dhe në vend të tij ia la kontrollin menaxherit dhe këshilltarit  Stuart Camp.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e të ardhurave të Ed vjen nga karriera e tij jashtëzakonisht e suksesshme muzikore, ku ai fitoi 250 milionë dollarë vetëm nga turneu. Gjthashtu është bërë e ditur se Ed Sheeran një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur për fansat e tij në të gjithë botën, ka në zotërim në total 27 shtëpi, apartamente dhe prona të cilat së bashku mendohet që të kenë vlerë diku tek rreth 65 milion dollarë. Ed zotëron një pronë të gjerë në Suffolk dhe një rezidencë në Londër së bashku me dy prona e tij në Covent Garden dhe disa banesa në Battersea.