Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ja veprimi që na bën të dyshojmë akoma se mes Donaldit dhe Semit po ndodh diçka…

Në kuadër diskutimesh të nxehta mbi ndodhitë e javës, por jo vetëm, duket se banorët e “Big Brother VIP” janë bërë bashkë për të krijuar disa thashetheme mbi ‘çiftin’ Ardit-Beniada. Dyshja në fjalë kanë fjetur bashkë në krevatin e vetëm dopio që ndodhet në shtëpi, që natën e parë kur i janë bashkuar këtij formati.

Duket se ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga asnjëri prej banorëve, të cilët e shohin të panevojshme, duke qenë se në atë krevat mund të flinin dy vajza. Nga ana tjetër, më parë Arditi ka shprehur një simpati për Beniadën, gjë që asnjëri nga konkurrentët e tjerë nuk e beson këtë gjë, duke këmbëngulur se mes tyre nuk do të ketë kurrë diçka më shumë se shoqëri, sepse sipas tyre ata nuk kanë pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin dhe për më tepër që Arditi po luan dhe deri diku po e përdor Beniadën.

Për ta mbështetur këtë mendim, ka folur dhe Donaldi. Edhe ai mendon se Arditi nuk ka asnjë pëlqim për Beniadën, sepse nëse do të kishte do të kishte bërë ndonjë ‘lëvizje’. Këtu e kemi fjalën për ndonjë flirt mes tyre. Madje, që të kuptohej më qartë se çfarë donte të thoshte me fjalët e tij, Donaldi vendosi që ta vizualizojë. Dhe si, do pyesni ju?

Si gjithmonë Semi dhe Donaldi ulen së bashku në dhomën e ndenjes dhe ku ka më mirë se sa ai ta shpjegojë mendimin e tij me vepra, aq më tepër kur Semi është aty pranë. Ai shprehet:

(Arditi) nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë lloj pëlqimi. Mendoj kështu sepse një mashkull kur ka një simpati për një gocë, ia shpreh në një farë mënyre ose ndonjë tjetër. Të paktën minimalisht ti mund t’i rrish kështu (i hedh krahun në qafë Semit), Mund t’i mbash pak erë, t’i rrish pak afër… e kupton? Të bësh diçka. Aq më tepër kur ti ndan krevatin me atë. 

Sigurisht që të gjithëve na bëri shumë përshtypje ky veprim, ashtu si dhe Arbana Osmanit, e cila duke qeshur dhe duke vijuar që ta ngacmojë pak, e ka pyetur edhe njëherë: “Si bën edhe njëherë një mashkull kur ka qejf një femër? Më trego.”

Dhe pa e hequr dorën apo pa u larguar për asnjë sekond nga Semi, Donaldi e përsërit dhe njëherë tjetër:

Do t’i marrësh pak erë kështu… (qesh) Sepse e do more, e do. Do të rrish me atë. Do të rrish, a e kupton? E ke qejf. Një këmbë po t’ja hedhësh padashje, një shkelje syri me nënkuptim…

Sigurisht mbase e gjithë skena mund të ishte në formë shakaje, por kjo nuk e anashkalon faktin që ndoshta dhe pa vetëdije, Donaldi nuk e ka lëshuar për asnjë moment Semin, teksa shpjegonte se çfarë bën një djalë kur pëlqen një vajzë, të paktën sipas tij.