Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ja VIP-at shqiptarë dhe të huaj që kanë fituar më shumë ndjekës këtë javë!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet shqiptarë dhe ata të huaj që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5. Ata janë një nga çiftet më të fortë të “Dancing With The Stars”. E kemi fjalën për Sara Hoxha dhe Luixhino Hala. Balerini ka fituar 700 ndjekës në Instagram këtë javë.

4. Nga ana tjetër Sara Hoxha ka fituar 1 mijë ndjekës.

3. Elgit Doda së fundmi po na zbulon pak nga teksti i këngës së radhës. Ashtu si tanimë jemi mësuar edhe kjo surprizë nga producenti lidhet me dashurinë e humbur. Artisti ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram.

2. Në një intervistë të fundit për “Goca dhe Gra”, Dojna Mema tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë si dhe është ndalur dhe tek humbja e babait të saj dy vite më parë dhe si e ka përjetuar ajo dhe mamaja apo motra mungesën e tij. Moderatorja ka fituar 2 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë për këtë javë kemi David Dreshaj. Artisti ka shtuar plot 3 mijë ndjekës në Instagram.

Personazhet e huaj:

5. Së fundmi Kanye West ka kritikuar Presidentin Biden për mos konsultimin me Elon Musk dhe për përdorimin e fjalëve të ndyra, duke thënë se Presidenti është “i dalë në pension”. Kjo ka bërë që ai të humbasë 300 mijë ndjekës.

4. Ylli i muzikës pop Shakira ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna. Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-it të Shakira-s, Gerard Pique pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë. Ajo ka shtuar 600 mijë ndjekës.

3. Billie Eilish ka konfirmuar së fundmi lidhjen e saj romantike me këngëtarin Jesse Rutherford. Kjo i ka gëzuar fansat duke bërë që këngëtarja të fitojë 1 milion ndjekës në Instagram.

2. Pas fotove virale ku dukeshin Hailey Bieber dhe Selena Gomez duke u përqafuar, ka ardhur edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe. Këngëtari ka fituar 2 milionë ndjekës.

1. Në vend të parë renditet Taylor Swift me plot 3 milionë fansa të shtuar në llogarinë e saj në Instagram.