Celebrities Showbiz

Jada Pinkett Smith ndjek modelin e vajzës së saj, ajo shfaqet me një ‘look’ tërësisht ndryshe…

Pamja e re e Jada Pinkett Smith është thjesht e mrekullueshme! Moderatorja e emisionit “Red Table Talk” vendosi që të shfaqej qerose pasi bëri një bisedë frymëzuese me vajzën e saj, Willow Smith. Ajo e postoi paraqitjen e re në “Instagram”, ku shkroi:

Willow më detyroi që ta bëja sepse ishte koha për ta lëshuar veten. Por të 50-at e mia do të jenë të mrekullueshme me këtë model. 

Nuk kishte si të mungonte dhe komenti i vajzës së saj, Willow, e cila u shpreh:

Ti je hyjnore!

Willloi e ndau gjithashtu foton e nënës së saj në “Instagram”, ku ju drejtua me fjalët:

Një dhuratë është e pastër kur i jepet nga zemra, personit të duhur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, dhe kur nuk presim asgjë në kthim.

Ndërkohë, Willow gjithashtu i ka bërë flokët disa herë në këtë model në të kaluarën. Gjatë një interviste të mëparshme, Will Smith, babai i saj, kujtoi se sa i tronditur ishte kur pa flokët e vajzës së tij për herë të parë. Ai tha që Willow i preu flokët e saj pasi u përpoq ta bindte atë që të vazhdonte turin e “Whip My Hair” edhe pse ajo donte të shkonte në shtëpi.

Ne zbritëm poshtë dhe ajo e kishte rruajtur kokën tullace. Koka e saj ishte qerose, në mes të “Whip My Hair Tour”. Mendova me vete ‘Oh, dreqin’.