Celebrities Film & Tv Showbiz

Jake Gyllenhaal tregon se pse ishte shumë i vështirë xhirimi i një skene dashurie me Jennifer Aniston në “The Good Girl”!

Gjatë një interviste në “The Howard Stern Show”, aktori i njohur amerikan Jake Gyllenhaal, kujtoi se si ishte të filmosh një skenë intime me Jennifer Aniston. Kur Stern e pyeti nëse ishte ‘torturë’ të filmosh skena dashurie me Aniston në filmin e tyre të vitit 2002, “The Good Girl”, Gyllenhaal u përgjigj:

 Oh, po. Ishte një torturë e vërtetë. Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira sepse ka ndoshta 30 ose 50 njerëz që e shikojnë atë dhe patjetër ndihesh në siklet. Kjo gjë nuk më emocionon, kështu që shumicën e kohës është diçka mekanike.

Kur dyshja filmuan skenën e tyre në “The Good Girl”, Gyllenhaal tha se ata përdorën “teknikën e jastëkut” për ta bërë atë të duket e vërtetë. Ai u shpreh se:

Unë mbaj mend se u përdor teknika e jastëkut. Kjo teknikë është parandaluese dhe në përgjithësi përdorej gjithmonë kur ishe në një vend horizontal në atë film. Çdo gjë tjetër ishte reale.

Ndërsa Stren e pyet se kush ia mësoi këtë teknikë, aktori tha se:

Unë mendoj se ishte në të vërtetë sugjerimi i Jennifer. Ajo ishte shumë e sjellshme kur e sugjeroi teknikën e jastëkut përpara se të fillonim. Aniston tha se unë do të vendos një jastëk këtu.

Rikujtojmë se, së fundmi është mësuar se aktorja, producentja dhe sipërmarrësja e njohur, Jennifer Aniston ka refuzuar të luajë në filmin “Serendipity”. Regjisori i filmit, Peter Chelsom, u shpreh se Aniston nuk pranoi që të luante në rolin kryesor të filmit në fjalë.

Gjithashtu, Jennifer Aniston zbulon se është gati për të gjetur përsëri dashurinë pasi mori kohë për t’u përqëndruar te vetja pas ndarjes së saj nga burri i dytë Justin Theroux në vitin 2018. Aktorja 52-vjeçare tha se aktualisht nuk është duke u takuar me persona të tjerë, por është bërë më e hapur ndaj idesë së dashurisë së re në jetën e saj.