Celebrities Gossip Showbiz

“Jam e lumtur që kam gjetur një MIK si Graniti”, Fifi më në fund reagon pas thashethemeve për një lidhje mes tyre!

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Brenda shtëpisë, dyshja kishin një marrëdhënie shumë të komplikuar, ku herë tregonin se pëlqeheshin e herë se ishin thjesht shokë. Por, si ka ndryshuar kjo marrëdhënie tani jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”? Nuk mund të flasim me siguri për çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre, por mund të themi padiskutim se ata janë bërë të pandashëm dhe postojnë vazhdimisht njëri- tjetrin në rrjete sociale.

Madje, në ditën e Krishtlindjeve Graniti shpërndau një video ku dukej shumë i afërt me bukuroshen.

E të gjithë pas kësaj menjëherë spekuluan se mund të ketë diçka mes tyre tani pas daljes nga shtëpia, por mesa duket nuk qenka kështu. Pak minuta më parë me anë të një postimi në Instastory, Fifi deklaroi se Granitin e ka thjesht mik dhe asgjë më shumë.

Kam fiks një muaj që shoh lajme, tags, komente etj, duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granitin. Me gjithë respektin Jo nanusha, portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti, por kaq. Ju dua!

Edhe pse ka qenë aktive në rrjete sociale, artistja nuk kishte reaguar në publik në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me komentet ofenduese dhe kritikat jo dhe aq të hijshme që lidhur me këtë ekperiencë, deri para disa ditësh. Teksa ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit, Fifi është përgjigjur lidhur me pyetjen se “çfarë i ka dhembur më shumë pas daljes nga shtëpia”.

Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë.