Celebrities Gossip Showbiz

“Jam e zhgënjyer me veten time…” Tea Trifoni flet për herë të parë rreth zhgënjimeve me lidhjet!

Një ndër ish-konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen” është Tea Trifoni. Edhe pas përfundimit të emisionit, Tea nuk është larguar nga ekrani. Ajo ka marrë pjesë në emisione dhe intervista të shumta si dhe shfaqet shumë aktive në rrjete sociale. E së fundmi, atë e shohim si bashkëprezantuese në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Dukeqenëse, bukuroshja ka dalë nga një program dashurie është e kuptueshme që ndjekësve ju intereson shumë jeta e saj personale. Së fundmi, ish- konkurrentja e “Për’Puthen” kishte treguar se ishte me një djalë dhe e lumtur me të, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tyre. Në një nga episodet e “Goca dhe Gra”, Tea tregoi se është ‘single’ duke habitur kështu dhe bashkëprezantueset.

E së fundmi, ajo ka folur për herë të parë lidhur me këtë pjesë dhe sa e zhgënjyer ndihet nga lidhjet e saj dhe problemet me çështjet e zemrës.

Zakonisht, për sa i përket çështjeve të dashurisë unë jamë kështu… jo nuk e kam zemrën të thyer, thjesht të zhgënjyer poër momentin, kaq. Edhe jam dakord që besoj se meshkujt e vuajnë më shumë. Jam zhgënjyer me veten time që zgjodha një person të tillë. Unë nuk vuaj mungesën e personit, unë jam mjaftueshëm për veten time, familja, miqtë janë mjaftueshëm.

Rikujtojmë se para disa ditësh, Tea gjatë bisedës në studio është shprehur se nuk ka asnjë pëlqim për asnjërin prej banorëve që ndodhen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, qoftë ky dhe pëlqim fizik. Ndoshta për ta provokuar, Fatma i kujtoi Granitin, duke e ciluar si një ndër meshkujt më të pashëm aty brenda.

Pothuajse të gjithë biem dakord me këtë fakt, por përgjigja e Teas na ka befasuar paksa. Ajo u shpreh se ishte betuar se nuk do të kishte më lidhje me djemtë kosovarë, e thënë kjo në një formë batute.