Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

“Jam me shokun tënd të ngushtë në një shtrat”, Enca tregon historinë e vërtetë që fshihet pas këngës së saj të fundit

Që Enca vetëm di të provokojë këtë e dimë, por deklarata e saj e fundit na ka habitur pak. Tekstet e këngëve të saj janë gjithmonë shumë të veçanta, por historia e këngës së saj të fundit “Rakia” ishte me të vërtetë shumë provokuese. Dhe nëse donit më shumë se kaq, këngëtarja ka zbuluar se është bazuar në jetën e saj personale.

Së fundmi në një intervistë, Enca është pyetur se cila këngë e saj është e bazuar në histori të vërtetë dhe ajo ka treguar se është pikërisht “Rakia”. Pra, pjesa e tekstit të këngës ku thotë: “Jam me shokun tënd të ngushtë në një shtrat”, është një histori dashurie që ajo ka kaluar.

“Rakia”, deri më tani numëron afro 2.5 milion klikime dhe duket të jetë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja dhe modeli i saj në klip, ish- konkurrenti i “Për’Puthen”, Beart Rexhepi janë përfolur shumë për një lidhje mes tyre pas skenave provokuese në klipin e këngës. Nuk dihet asgjë për marrëdhënien mes tyre, megjithatë Bearti në një Instastory, pasi është pyetur për Encën është shprehur me fjalët më të mira për të.

Njeriu më pozitiv, të bën të ndihesh rehat, ka disa fjalime të mrekullueshme motivuese për jetën hahaha, është me të vërtetë shumë e zgjuar dhe e ëmbël si një bebe…