Celebrities Live From Tirana

“Jam nënë beqare sepse nuk besoj as tek hija ime”/Shkënda Lili tregon si ka ndikuar profesioni në jetën e saj personale!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Çfarë e bën një çështje të lehtë t’i jepet zgjidhje, a ka pasur personazhe VIP që kanë trokitur në zyrën e Lilit si dhe si ta kuptojnë gratë që partneri po i tradhton, për këto e më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, me çfarë çështjesh të tjera përveç tradhtisë merret Shkënda?

Unë marrë shumë çështje përsipër si fëmijët, adoleshentët. Pjesa që e kam përzemër është gjetja e prejardhjes së fëmijëve. Çështje të tjera janë persona që kanë humbur kontakte me të afërmit e tyre apo biznese të mëdha me ortakëri. Rastet si vrasjet nuk do t’i merrja përsipër. Te fëmijët i bëj me dashuri kur prindi ka një hall, që fëmijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike apo kanë hyrë në një rrugë të keqe. Punët e tradhtisë nuk i bëj me ndonjë pasion të madh.

Çfarë ndodh pasi Shkënda mbyll punën?

Mundohem t’i përkushtohem vajzës por nuk më le as telefoni por e vendos në ‘silent’ dhe nuk merrem fare. Mundohem të jem në paqe kur jam në shtëpi, edhe pse nuk ndodh sepse gjithë kohës jam në mendime, nuk jam asnjëherë e qetë. Them do largohem 1 javë me pushime por edhe pse iki mendjen e kam këtu sepse këtë rrugë kam zgjedhur por edhe për pak vite sepse pastaj do pushoj për një kohë të gjatë. 

Sa e vështirë është të ndërtosh besimin te njerëzit?

Jetoj me këtë gjë dhe më ka ndikuar në jetën personale, nuk besoj më as tek hija ime, prandaj jam edhe nënë beqare. Mendoj që puna më ka bërë edhe dëm sepse çdo gjë e lidh me punën, nuk besoj tek askush, më duhet të verifikoj çdo gjë, edhe një mirëmengjes që ma thonë e verifikoj se si ma thanë. Nuk duhet të jem kështu, më ka dëmtuar shumë në jetën time private. Duke dëgjuar, duke u hasur me shumë situata mendoj që nuk kam më besim te askush përveç vajzës sime. Më ka privuar shumë.