Celebrities Gossip Showbiz

“Jam një fëlliqësirë…” Megi Pojani duket se nuk e ka nisur aspak mbarë ditën e sotme!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Më i fundit nuk është dhe aq, pasi prezantuesja na tregoi se mëngjesin e sotëm ka shpërthyer në të qara pasi ka humbur avionin dhe për këtë ia ka vënë të gjithë fajin vetes, por dhe këtu nuk mund të mungonte humori dhe sportiviteti i saj.

Dukem e qetë por sot e kam nisur ditën duke qarë si histerike sepse humba orën në aeroport. Dhe sigurisht që nuk u tregova aspak e butë me veten sepse unë jam një fëlliqësirë e hutuar që meritoj cdo të keqe që vjen në rrugën time.

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.