Celebrities Film & Tv Showbiz

“Jam një kritike e tmerrshme, nuk më pëlqen të…”/Angelina Jolie sapo na zbuloi diçka nga vetja!

Nëse nuk e besoni, Angelina Jolie ka shumë filma të saj që nuk i ka parë asnjëherë dhe këtë gjë e ka pohuar vetë ajo. Teksa bisedonte në “Smallzy’s Celebrity Small Talk”, ylli i “Eternals” pranoi se nuk e ka parë shumicën e filmave të saj, pasi nuk i pëlqen ta shikojë veten në ekran.

Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht kur e shoh zhgënjehem pasi mendoj se do të ishte diçka tjetër. Unë jam një kritike e tmerrshme.

Aktorja pranoi se filmin e saj të fundit “Eternals” e ka parë.

Më pëlqen vërtet krijimi. Më pëlqeu ta shikoja këtë film, e kam parë.

Filmi i ri i  Jolie, “Eternals”, ka bërë bashkë shumë aktorë të njohur për të pasqyruar historinë e heronjve të pavdekshëm me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Filmi tregon betejën e vazhdueshme midis Eternals i botuar për herë të parë nga Jack Kirby në vitin 1976 dhe rivalëve të tyre Deviants.

Megjithatë, ky film është ndaluar në disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të skenave homoseksuale. Së fundmi lidhur me këtë gjë ka reaguar dhe Angelina. Gjatë një konference për shtyp, aktorja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.

Vetë bukuroshja gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se ka ndërmarrë një hap shumë të madh duke iu bashkuar kastit të ‘Eternals’ dhe kjo për arsyen e vetme se kompania ‘Marvel’ kurrë nuk iu jep aktorëve skenarin në mënyrë që ta lexojnë përpara se të pranojnë të marrin pjesë në film, me gjasë për shkak të natyrës së fshehtë të ekskluzivitetit. Angelina Jolie luan rolin e Thena-s, udhëheqësen e ‘Eternals’ me bazë në Tokë.