1këngëx2 Celebrities

“Jam përpjekur të më peshoj fjala…”/Olti Curri e kujton kështu rrugëtimin e tij në Top Albania Radio!

Sot i ftuar në studio në emisionin maratonë “1këngëx2” me rastin e 24-vjetorit të Top Albania Radios ishte gazetari i njohur Olti Curri si bashkëprezantues me Elona Duron dhe Jonida Aliçkollin. Olti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit urimin dhe padyshim disa nga emocionet e fillimit të rrugëtimit të tij në Top Albania Radio:

Gëzuar të gjithë stafit, Gëzuar Top Albania Radio. Mbaj mend që ftesën e parë ma ka bërë Aldo Lipe në 2004-2005, nuk u finalizua, vazhdova me disa punë të tjera dhe më pas erdha në radio në 2009-2010. Top Albania Radio ishte shumë radio muzikore, jam përpjekur që kur të jem në radio të më peshoj fjala, batuta siç kanë ndodhur në radiot italiane. Nuk është se mezi prisja të dilte kënga, muzika për mua është rrjedhë, unë nuk kam asnjë këngë të preferuar. Gafat e vogla që DJ bënin gjatë kohës që ne prezantonim i jepnin një lloj karikimi dëgjuesve. Mbaj mend që kemi intervistuar një gjeni që fliste për aplikacionin Meta para se ne të hapnim adresën në Facebook. Ai intervistohej nga mua dhe Elona që harronim paswordin.(qesh) Rroft Top Albania Radio, ju dua shumë.