Modelja braziliane Julia Medeiros, e cila njihet si sozia e yllit televiziv Kylie Jenner, është ankuar së fundmi se burrat kanë frikë të dalin me të pasi është shumë seksi dhe e shohin si të pamundur. 22-vjeçarja pretendon se pamja e saj e bukur e bën takimin një mision të pamundur për meshkujt që i shkruajnë. Sipas saj djemtë “frikësohen” para finalizimit të takimit. Në një intervistë bukuroshja u shpreh se:
Unë i ngjaj Kylie Jenner dhe kjo i frikëson njerëzit, gjë që e ka bërë të vështirë për mua që të gjej dashurinë e vërtetë.
Júlia pretendon se merr deri në 500 ftesa çdo ditë në aplikacionin e njohur të takimeve, ‘Hinge’, por sërish nuk mundet të krijojë një lidhje të qëndrueshme siç ajo synon.
Burrat kanë frikë të vijnë të flasin me mua dhe rrallëherë kanë besim në vetvete. Mund të rri me një grup vajzash të shëmtuara dhe edhe pse jam më e bukura, sërish të shëmtuarat do të ngacmohen nga djemtë, por ata as më flasin mua. Mendoj se meshkujt kanë frikë nga refuzimi, mendojnë se do t’i vë në siklet. Në klub meshkujt më shikojnë shumë, por nuk e hedhin hapin final. Kur janë rreth meje nervozohen.
Modelja, e cila fiton deri në 100,000 dollarë në muaj nga postimet në rrjetet sociale këmbëngul se është shumë besnike në një marrëdhënie.