Celebrities Gossip Showbiz

“Jam thjesht e acaruar që më ka kapur një paralizë…” Loredana ndan me ndjekësit shqetësimin e saj!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën apo rrëfimi për ndarjen nga Mozzik.

Kështu ka bërë dhe së fundmi, ku me anë të një postimi në Instastory, bukuroshja ka zbuluar se shqetësimin që po kalon së fundmi. Ajo ka zbuluar se po vuan nga paraliza e gjumit dhe ndihet shumë e acaruar për këtë gjë.

Jam thjesht e acaruar që më ka kapur një paralizë gjumi, që më ka bërë për vete.

Së fundmi edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, është shpresuar se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor.

Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi. Dyshimet tona u shtuan, pasi ky i fundit vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory, ku teksa tregon disa bluza falenderon Loredana-n për dhuratën.

E vetë reperi na e aprovoi këtë gjë disa ditë më parë me anë të një Instastory. Teksa ripostoi një video të Lorit ku improvizonte në makinë këngën e tij, Don Xhoni tregoi se së shpejti do të vijë një bashkëpunim mes tyre. E teksa ishim me padurim në pritje të detajeve të reja, dyshja zbuluan shumë. Jo vetëm titullin e këngës që është “Gjuj për to”, por dhe datën e publikimit. Për projektin e ri muzikor të artistëve na duhet të presim deri më 12 nëntor.