Celebrities Gossip Showbiz

Jada Pinkett Smith në një “marrëdhënie miqësore” me sëmundjen e saj!

Bashkëshortja e aktorit të njohur Will Smith, Jada Pinkett Smith ka folur së fundmi për rënien e flokëve. Aktorja 50-vjeçare, e cila zbuloi në vitin 2018 se vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve ka publikuar një video me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram duke treguar flokët e rëna. Ndërkaq, ajo ka shkruar se:

Më duhet të zbres deri në lëkurën e kokës, në mënyrë që askush të mos mendojë se kam bërë një operacion në tru ose diçka tjetër. Unë dhe kjo alopecia do të jemi miq… pikë!

Ajo së pari ndau ‘betejat’ e saj me rënien e flokëve në një episod të vitit 2018 në “Red Table Talk”, duke thënë se:

Ishte e tmerrshme kur filloi për herë të parë. Isha në dush një ditë dhe më pas kisha disa grushte flokësh në duart e mia. Ishte një nga ato momentet në jetën time që fjalë për fjalë po dridhesha nga frika.

Ylli i “Girls Trip” tha në atë kohë se kujdesi për flokët e saj kishte qenë “një ritual i bukur” dhe tha se ajo po eksperimentonte si me modele flokësh më të shkurtër ashtu edhe me kapele. Rikujtojmë, se aktori i njohur Will Smith ka treguar disa nga eksperiencat dhe përvojat e jetës së tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi me Oprah Winfrey për “The Oprah Conversation” të ‘Apple TV+’, aktori 53-vjeçar tregoi edhe disa detaje të reja në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith. Smith ka treguar se ata kishin kaluar një periudhë kohe të ndarë pasi në një episod të vitit 2020 në ‘Red Table Talk’, Pinkett Smith zbuloi se kishte pasur një lidhje me këngëtarin August Alsina gjatë kohës që ishte ende e martuar me Smith.

E dini, është vërtet qesharake. Nuk na pëlqen kurrë të ndahemi zyrtarisht.