Celebrities Gossip Showbiz

“Janë deklarata të shpifura”, Alban Ramosaj reagon ndaj ‘akuzave’ për inçizimin lidhur me rezultatin e Ronelës!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.

Nga ana tjetër, performanca e Albanit në Festivalin e Këngës padyshim që do ngelet gjatë në memorien e njerëzve pasi ishte tejet emocionuese dhe e kënduar me gjithë shpirt, jo vetëm nga ai por dhe nga Gjergj Leka, i cili e shoqëroi në skenë.

E në të tilla situata, padyshim që mes dy finalistëve që u diskutuan kaq shumë se kush prej tyre duhej të fitonte Festivalin krijohen situata ku mendohet se dhe mes tyre vetë ka keqkuptime. Orët e fundit është përfolur se ka një inçizim audio ku dëgjohet Albani teksa shprehet se nëse do të kishte shkuar ai finalja do të ishte e garantuar.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtari ku me anë të një Instastory ka reaguar ashpër lidhur me këtë:

Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar.

Pak më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, Albani ka shpërndarë një foto të tijën ku shfaqet i veshur si endacak dhe me pranga në duar ka treguar se është shumë i emocionuar të ndajë me ne lajmin se do të luajë në serialin ikonik “Game of Thrones”. Mirëpo, mesa duket kjo ishte vetëm një gënjeshtër në formë shakaje për 1 Prillin.