Celebrities Gossip Showbiz

“Janë dopio këta, shokë të ngushtë”, Monika hedh dyshime mbi ‘rivalitetin’ e Ilirit dhe Donaldit!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Së fundmi, njëra nga banoret dhe bëhet fjalë pikërisht për Monikën ka hedhur dyshime mbi një ‘rivalitet’ tanimë të ditur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ai mes Ilirit dhe Donaldit. Që prej fillimit aktori dhe balerini kanë patur mjaft debate dhe madje disa prej tyre kanë qenë me tone të larta. Por, mesa duket Monika e cila me të dy banorët krahas keqkuptimeve ka patur dhe një marrëdhënie të afërt ka treguar mendimin e saj lidhur me dyshen.

Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta.

Rikujtojmë se, nga kutia e Pandorës ku rradha për ta hapur spektaklin e të martës së kaluar ishte e Ilirit, atij ju dha detyrimi që në këmbim të një darkimi me mikun e tij të ngushtë, njëkohësisht me ish- banorin e shtëpisë, Sabianin të nxirrte në nominim tre banorë. Balerini zgjodhi veten e tij dhe dy nga banorët e rinj, Eltionin dhe Arbërin.